Kamer Ahmetxhekaj nga Isniqi i Deçanit i ka blerë nga Posta e Kosovës, tetë vetura të tipit Renault Kangoo në vlerë prej 5 mijë e 845 euro. Edhe Fatjon Balaj nga po i njëjti vend i ka blerë pesë vetura të tipit “Renault Megane Sedan 1870” në vlerë prej 2 mijë e 776 euro nga Posta e Kosovës.
Të 20 veturat e përdorura të Postës së Kosovës, janë shitur të premten përmes Ankandit Publik, me çmime prej 357 euro deri në 1320, sa ka qenë çmimi më i lartë.
“Shitja e Automjeteve të përdorura të Postës së Kosovës-sh.a”.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës për shitje që ka publikuar Posta e Kosovës, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, shkruan Gazeta Fjala.
Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se blerës të tjerë janë: NTSH.Prishtina Auto Home -Prishtinë dhe Shkelzen Ademaj -Istog.
“NTSH. Prishtina Auto Home-Prishtina”, ka blerë 2 vetura të tipit Renault Megane Sedan 1870 në vlerë prej 2 mijë e 50 euro dhe Shkëlzen Ademaj ka blerë 4 vetura në vlerë prej 4 mijë e 612 euro, vetura të tipit Renault Megane Sedan 1870.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës