Stacioni Policor në Viti më 18.05.2022 ka pranuar një ankesë nga një qytetar se në qytetin e Vitisë është mashtruar nga dy persona të dyshuar të cilët i kanë ofruar një sasi ari për shitje që dyshohet se ishte i falsifikuar, për të cilin viktima ka paguar 1,450 euro.
Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe shumë shpejtë kanë arritur të identifikojë veturën e të dyshuarve që kanë kryer veprën penale të mashtrimit.
Janë ndërmarrë veprime operacionale në koordinim edhe me njësi tjera policore të kufirit dhe është arritur të ndalohet vetura me dy personat e dyshimtë në pikën e kalimit kufitar “Hani i Elezit”.
Njësia e hetimeve, Stacioni Policor në Viti ka intervistuar dy të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit E.B 1955 shtetas i Maqedonisë Veriore dhe T.S shtetas i Maqedonisë Veriore 1946 janë ndalë në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...