Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme janë arrestuar pesë persona për posedim të drogës.
Në rastin e parë Policia në Ferizaj më 25 tetor rreth orës 19:30, kanë ndaluar një veturë me targa vendore në të cilat është gjetur një çantë me marihuanë.
Në këtë rast është arrestuar Xh.G. (1992), ndërsa më pas Policia arrestoi edhe V.B. (1989).
Tek banesa e Xh.G. janë gjetur 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me peshë 4.1 gramë. Kurse në banesën e V.B., nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar, një qese najloni me 1283.3 gramë marihuanë, 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me peshë 4.1 gramë, 3 telefona celularë, para të gatshme dhe dy vetura, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë në Gjakovë, pas një kohë të hetimeve, më 26 tetor, janë kontrolluar pronat e të dyshuarve G.I. (1996), J.I. (1992) dhe Rr. Sh. (1999).
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve G.I. dhe J.I. janë sekuestruar 5 kilogramë e 571 gramë të substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar tri vetura, katër telefona celularë, një pushkë gjuetie, një karikator, pesë fishekë dhe një granat dore. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit ndalohen për 48 orë. /arbresh.info/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora