Blerim Shillova, kandidat për asamble komunale të Kamenicës nga radhët e PSD-së, si dhe anëtar në organizatën HANDIKOS në këtë komunë, i ftuar në Edicionin Zgjedhor, është zotuar se do të jetë zëri i personave me aftësi të kufizuar.
“Duke marrë pjesë në trajnime, takime e gjana të këtij lloji e kam pa që ligji ekziston po s’është aq sa duhet i zbatueshëm. Ka pengesa por ka edhe anashkalim, pra nuk përfaqësohemi ashtu siç flitet. Kjo më ka shty që me qenë zëri jonë brenda tyne dhe ta përfaqësojmë ne vetveten për çdo gjë që është e ligjshme dhe drejtë që të jemi të gjithë të barabartë”, ka thënë Shillova.
Sipas tij mandatarët e mëhershëm nuk kanë qenë shumë përkrahës ndaj personave me aftësi të kufizuar andaj thotë se kryetari i tanishëm, Qëndron Kastarti, është ai që dëshiron ta barazojë këtë kategori me personat e tjerë.
“Synojmë që gjitha problemet ose pengesat që i kanë personat me aftësi të kufizuar të paktën tu rrimë më pranë, në shoqatën e HANDIKOS-it është një radiologji ku planifikohet të ndërtohet një objekt për shoqatën, një kombi që s’është akoma pjesë e shoqatës dhe gjitha qasjet e personave me aftësi. Asfaltimi, pjerrinat, e të tjera që i kanë në mungesë personat me aftësi të kufizuar është zotim i kryetarit dhe i imi, e kemi zotimin e njëjtë”, është shprehur Shillova.
Ai thotë se personat me aftësi kanë probleme të mëdha dhe sipas tij këtyre personave po u shkelet e drejta e votës, pasi nuk ka kushte që u nevojiten për të votuar, njofton Klankosova.tv
“Një personi me aftësi të kufizume i duhet me dalë me karrocë me kapë dy tre vetë për me dalë me votu. Duhet me pasë qasje për vendvotim. Një person me aftësi të kufizume është e drejtë ligjore me votu, pse me obligu me shku naltë, kur mundem me ia kriju mundësinë me votu ma lehtë”, ka thënë ai.
Shillova është zotuar për përmirësimin e punësimit për këtë kategori, ku parasheh punësimin e tre personave.
“Do ta përmirësojmë punësimin. Qendron Kastrati e sheh aftësinë e kufizume në mënyrë të barabartë si për punësim, si për shkollim e të tjera, besoj që të paktën do të jenë tre të punësuar” ka shtuar ai.
Ai ka thënë se problemi me parkingjet është po ashtu një problem i madh në këtë komunë andaj ai zotohet se do ta përmirësojnë atë.
“Në parkingjet e personave me aftësi të kufizuara i shoh veturat tu parku aty ku janë të shënjëzume, do të bëjmë përpjekje që të vendosen shenja në parkingje, qoftë në markete apo kudo tjetër”, ka thënë ai.
“I ftoj të gjithë personat me aftësi të kufizume, me votu, me e votu ni anatr që është si ata, i cili do të jetë zëri i tyre”, ka përfunduar Shillova.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...