Hekuran Murati i Vetëvendosjes, ka shprehur bindjen se papunësia në Kosovë është më shumë se 50 për qind. Me këtë shifër nuk është pajtuar ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, i PDK-së.
“Para se të tregojmë planin tonë për ekonominë, duhet bërë një analizë se çfarë ka ndodhur deri tani. Për 20 vjet kemi pasur qeveri që kanë abuzuar me paranë publike, ka keqmenaxhuar, dhe si pasojë kemi në një rezultat me mbi 50 për qind të papunëve, ku shpresa ka humbur dhe ku kemi 10 për qind e qytetarëve që tashmë veç kanë ikur nga Kosova”, ka thënë Murati.
Ai ka thënë se para se të pretendohet krijimi i vendeve të punës duhet të sundojë ligji. Shteti duhet t’i trajtojë bizneset në mënyrë të barabartë.
Por Bedri Hamza nuk është pajtuar me këtë shifër.
“Lehtë është me thanë sa të duash, por shifrat nuk çojnë te 50 përqindëshi. Papunësia te ne është e madhe, por nuk është 50 për qind. Sillet te 25 për qind deri në 30 për qind”, ka thënë Hamza.
“Te ne rritja ekonomike është 4 për qind, që është më e larta në rajon, e që megjithatë nuk është e mjaftueshme për të përballuar me sfidat e Kosovës”, ka thënë ai.
Hamza ka thënë se fatbardhësisht në Kosovë është në rritje të vazhdueshme numri i të punësuarve në sektorin privat.
“Në fund të vitit 2018 sipas ATK-së dhe Trustit, në sektorin privat kemi pasur të punësuar 261 mijë vetë, ndërsa në sektorin publik diku te 83 mijë vetë. Në raport me vitin paraprak kemi pasur 11 mijë vende të reja të punës”, ka thënë Hamza në KTV.
Në anën tjetër, Murati ka thënë se investimet e huaja direkte janë zero. Derisa ka thënë se dy të tjerat prej tyre janë në patundshmëri, që nuk gjeneron zhvillim.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...