Google ADS

Shi e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

08:04 | 18 Korrik 2021
A Z

Nga fundjava e ditëve të para të javës së ardhshme, mot jostabil, me rrebeshe e bubullima.

Temperaturat në rënie. Nga mesi i javës në vijim më shumë kthjellime dhe stabilizim i motit, parashikon Prishtina Weather.

Moti me rrebeshe shiu e breshëri dhe bubullima që filloj pasditen e së premtes, do të vazhdoj të mbretërojë edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, por në zona më të lokalizuara do të bie edhe breshër. Reshjet e shumta, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta. Temperaturat do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare.

Mot jostabil parashihet edhe në dy ditët e para të javës së ardhshme, me rrebeshe e bubullima. Nga mesi i javës, pritet të kemi një periudhë të motit më stabil, ku priten edhe intervale më të gjata me diell, e temperaturat luhaten më përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, por edhe të mira vende-vende ditën e shtunë.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me më shumë vransira, do të jetë kryesisht në vlera të larta, e që në këto raste, preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell nga ora 10 deri 16.

Datat:

17.07 – Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës kryesisht me vransira, e nga orët e mesditës priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht edhe me mundësi breshëri.

18.07 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive, e me mundësi edhe për breshër.

19.07 – Kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

20.07 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me mundësi për rrebeshe e bubullima, të cilat mund të zhvillohen edhe gjatë ditës. Në mbrëme pjesërisht vranët, e pa të reshura.

21.07 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie, me minimale që luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet luhaten nga 25C deri 27C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s, e vende-vende me zhvillime të rrebesheve edhe e fuqishme mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme