Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka kompletuar analizat e kontrollit të cilësisë për kontroll të jashtëzakonshëm të produktit Omeprazol për injeksion 40 mg të Prodhuesit Swiss Parenteral, Indi.
Paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë, AKPPM ka realizuar edhe testin e krahasueshmerisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë, përcjell Arbresh.info
“Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion 40 mg kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Prandaj, shfuqizohet Vendimi i AKPPM-së i datës 16.05.2023 me numër protokolli 1760 për produktin Omeprazol për injeksion 40 mg, me numër serik 2122324.”
Tutje, AKPPM ka këshilluar profesionistët shëndetësor që të ndjekin udhëzimet e prodhuesve për produktet medicinale të specifikuara në karakteristikat përmbledhëse të produkteve dhe fletudhëzimet e tyre përkatëse./Arbresh.info
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...