Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj ka shfuqizuar pjesërisht vendimin për riorganizim të arsimit në këtë komunë.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për medie nga Komuna e Kamenicës.
Shfuqizimi i pesë këtyre vendimeve thuhet të jetë bërë duke u bazuar në propozim-vendimin e DKA-së.
“Shfuqizimi i këtyre vendimeve u bë duke u bazuar në propozim vendimin e DKA-së se në këto shkolla sipas gjendjes faktike në terren nuk është duke u zhvilluar mësimi, si pasojë e mospajtimit rreth riorganizimit dhe transferimit të nxënësve në shkolla tjera. Në këto shkolla procesi mësimor nuk është zhvilluar nga data e marrjes së vendimit për riorganizim të arsimit e deri më sot”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Rahimaj shfuqizon pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit
Drejtoria Komunale e Arsimit ka propozuar anulimin e pjesërishëm të vendimeve Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019 dhe Sh.02.Nr.19870 të datës 10.09.2020 për riorganizimin e arsimit.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka aprovuar propozimin e DKA-së, dhe bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (Nr.03/L-040) më saktësisht Nenet 13 dhe 58 si dhe Nenit 78 të Statutit Sh.01.Nr.005/2008 të datës 26.09.2008 dhe vendimit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit Sh.01.Nr.15/2010 të datës 31.05.2010 të Komunës së Kamenicës, Neni 53 paragrafi 1,2 dhe 3 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, merr këto:
???????
*??????????? Pika 1 paragrafi 1.2 dhe Pika 2 paragrafi 2.2 i Vendimit Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019 për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Fan S.Noli’’.
nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Iuvenis
30 Most Dangerous Bridges In The World
TopPopToday
The Prices of Solar Panels Might Surprise You
Search | Solar panels
Nxënësit sipas nivelit 0 dhe 1 të ISCED (niveli parashkollor dhe arsimi fillor 1-5) dhe niveli 2 të ISCED ( niveli i mesëm i ulët i shkollimit 6-9), vijojnë mësimin në SHFMU ‘’Hasan Prishtina’’ në Busavatë.
*??????????? Pika 1 paragrafi 1.1, nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020 për vijimin e mësimit në Institucionin Arsimor “Avni Rrustemi” në Karaçevë të Epërme.
Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9 rikthehen për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Asllan Thaçi’’ Karaqevë e Poshtme.
*??????????? Pika 2 paragrafi 2.1 nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020, për vijimin e mësimit në institucionin arsimor “Rexhep Mala” në Topanicë.
Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9 rikthehen për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Xhelal Sopi’’ në Petrovc.
*??????????? Pika 3 paragrafi 3.1 nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020, për vijimin e mësimit në institucionin arsimor ‘’Skënderbeu’’ në Hogosht.
Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9, shfuqizohet vetëm pjesërisht për paralelen e ndarë në Kopërnicë dhe rikthehen në vijimin e mësimit në institucionin arsimor në fshatin Kopernicë.
*??????????? Pika 4 paragrafi 4.1 nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020, për vijimin e mësimit në institucionin arsimor ‘’Sadri Misini’’ Shipashnicë e Epërme.
Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9 shfuqizohet vetëm pjesërisht për paralelen e ndarë në Shipashnicë të Poshtme dhe rikthehen në vijimin e mësimit në institucionin arsimor të fshatin Shipashnicë e Poshtme.
Shfuqizimi i këtyre vendimeve u bë duke u bazuar në propozim vendimin e DKA-së se në këto shkolla sipas gjendjes faktike në terren nuk është duke u zhvilluar mësimi, si pasojë e mospajtimit rreth riorganizimit dhe transferimit të nxënësve në shkolla tjera. Në këto shkolla procesi mësimor nuk është zhvilluar nga data e marrjes së vendimit për riorganizim të arsimit e deri më sot. /arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...