Të mërkurën, Qeveria e re e Kosovës mbajti mbledhjen e saj të dytë.
E në të me propozimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit u shfuqizuan disa vendime të miratuara në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.
E shfuqizimi i vendimit për paga dhe kthimi i tyre në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm, shfuqizimi i vendimeve për emërimin e 6 koordinatorëve dhe një task force, dhe shfuqizimi i vendimit për emërimin e anëtarëve të Komitetit për Partneritet Publik-Privat, ngjallën shumë reagime
Ato madje u konsideruan si jokushtetuese.
Por ndryshe deklaron profesori i së Drejtës Kushtetuese thotë, Mazllum Baraliu. Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se Qeveria obligohet të ndryshoj ose shfuqizon vendimet që janë në kundërshtim me ndonjë akt më të lartë.
“Qeveria është organ ekzekutiv në bazë të Kushtetutës dhe është e angazhuar aty me Kushtettë për të zbatuar ligjet. Nëse ligjet, rregulloret, udhëzimet administrative dhe vendimet janë në kundërshtim me ndonjë akt tjetër më të lartë atëherë është detyrë e çdo Qeveria që ta bëj ndryshimin rrjedhimisht përmirësimin e atyre akteve rrjedhimisht shfuqizimin e tyre”, ka thënë ai.
Sipas Baraliut shfuqizimeve i vendimeve në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti nuk përbën asnjë shkelje.
“Nuk shohë asgjë nëse ata e kanë trajtuar mirë bazën ligjore dhe kompetencat e tyre që kanë bërë ndonjë shkelje, përkundrazi përmirësimi i funksionimit të ligjit dhe bazës ligjore për cilindo vendim qoftë nëse gjenden elemente që nuk përputhen me ligjet në kushtetutë nuk është ndonjë shkelje por është veprim i duhur obligativ i duhur me Kushtetutë dhe Ligjet në fuqi”, ka thënë ai.
Të mërkurën Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti në mbledhjen e saj të dytë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Vendimi i parë i miratuar ishte shfuqizimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuar me datën 20.12.2017, për pagat për pozitat të caktuara dhe të njëjtat kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm.
Në këtë shfuqizim nuk u përfshi ulja e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese në pajtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; Ligjin për Gjykatat; Ligjin për Prokurorin e Shtetit; Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Po ashtu me këtë vendim ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë, i datës 17.11.2015, kështu që nga pika 2. e këtij vendimi ndryshon nga: “pagës së plotë që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre”, dhe zëvendësohet me tekstin: “pagës aktuale të tyre”, dhe bëhet fjalë për pagat e ish-zëvendëskryeministrave, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave dhe të ish- drejtorit të AKI-së për gjashtë muaj pas mbarimit të mandatit të tyre.
Gjithashtu u shfuqizuan edhe vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Republikën e Kosovës, vendimi i Qeverisë për emërimin e udhëheqësit të Projektit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve Endacakë, vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, vendimi i Qeverisë për emërimin e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, vendimi i Qeverisë për themelimin e Task – Forcës Kundër Narkotik tek të rinjtë dhe siguri në shkolla.
Në mbledhjen e dytë të Qeverisë së Kosovës u shfuqizua edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10.11.2017, për emërimin e anëtarëve të Komitetit për Partneritet Publik-Privat dhe obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e këtij vendimi në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kujtojmë që veç tyre kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar edhe largimin e taksës doganore 100% e vendosur ndaj shtetit serb./arbresh.info/
Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt, zvogëlohen pagat në Qeveri
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?