Projekti i kogjenerimit për ngrohje të qytetit me avull nga Termocentrali “Kosova B” momentalisht nga Termokosi është duke u shfrytëzuar me vetëm 50% të kapaciteteve që ofron KEK-u, kjo për arsye se është duke u bërë zgjerimi i rrjetit.
Megjithatë, kogjenerimi po konsiderohet si një projekt ekonomik dhe mjaft i dobishëm për qytetarët. Në këtë drejtim zyrtarë nga KEK-u, inkurajojnë Termokosin dhe të gjitha institucionet tjera relevante që zgjerimin e rrjetit ta vënë në prioritet dhe sa më pare të shfrytëzohet i gjithë potenciali që ofron kjo korporat.
Drejtori Ekzekutivë i TC-Kosova B, Luigj Imeri ka thënë se, “Kapaciteti maksimal i shfrytëzueshëm në kohën e pikut kur temperaturat janë më të ulëta janë arritur diku 70 MW/h energji termike, kjo nënkupton që edhe 70 MW/h të tjera janë në disponim. Në këtë rast sipas informacioneve të mia, Termokosi së bashku me institucionet tjera relevante është duke e bërë zgjerimin e rrjetit ta bëjmë zgjerimin e rrjetit sekondar dhe terciar në kuptimin që të kemi mundësi me shfrytëzu edhe këtë pjesën tjetër që ka mbet e pashfrytëzuar. Prandaj në i inkurajojmë që sa më parë ti shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin që ofron KEK-u, pra edhe këto 70 MW/h energji termike”.
Dobitë nga projekti i kogjenerimit janë shumë të mëdha duke filluar nga ndikimi i drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit.
“Ajo çka është temë kryesore dhe që na shqetëson të gjithëve është ndotja e ambientit, e ky projekt ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ambientit, pra me shfrytëzimin e kogjenerimit ulet kërkesa për përdorimin e thëngjillit për prodhim të energjisë dhe shndërrimin e energjisë termike në energji elektrike dhe anasjelltas. Si rrjedhojë, ky projekt ka ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit” ka shtuar Imeri.
Përveç ndikimit pozitiv që ka ky projekt në cilësinë e ajrit, zgjerimi i rrjetit dhe shfrytëzimi i kapaciteteve të plota do të kontribuojë shumë pozitivisht edhe në gjendjen ekonomike të qytetarëve.
Projekti i kogjenerimit ka filluar në vitin 2014, dhe nga atëherë kemi nje tymtar më pak, që i bie një ndotës më pak.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...