Vetëm dy ditë pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, zyra e BE-së ka prezantuar të gjeturat rreth procesit në ditën e zgjedhjeve në Kosovë të mbajtura më 6 tetor.
Ajo që ka prezantuar këtë raport ka qenë kryesuesja e Misionit të BE-së në zgjedhjet e parakohshme, Viola von Cramon-Taubadel, raporton arbresh.info
Ajo ka vlersuar se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Kosovë kanë qenë transparente dhe të mirë administruara.
“Te dielen populli i Kosovës ka dalur në vendvotime. Procesi ende është në numërim të votave në QNR. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë procesin dhe çdo ankesë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin transparente dhe mirë të administruara. Vëzhguesit e BE-së e kanë vlerësuar të rregullt këtë proces. Ambienti i fushatës në zonat me serb të banuar u cilësuan me trysni për shkak të Listës Serbe dhe frikën nga ta. Pastaj e gjetur tjetër është shfrytëzimi i resurseve shtetërore gjatë fushatës”, tha Cramon-Taubadel.
Po ashtu ajo theksoj edhe disa probleme me të cilat janë përballur qytetarët gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Vlerësoj se krejt procesit ishte pozitiv. KQZ siguroj transparencë të procesit duke publikuar rezultatet preliminare në internet. Liritë e fushatës u respektuan me gjallëri të fushatës. Liria e zgjedhjes së votuesve u dëmtua nga keqpërdorim i pozitave të qeveritareve. Pastaj partitë ku garonin se bashku më Listën Serbe patën frik nga kërcënimet e Listës Serbe rreth kandidatëve e familjarëve të tyre. Rrjedhimisht procesi i votimit të serbeve të Kosovës nuk i ka përmbushur kushtet e votimit. Problem tjetër është figurimi i të vdekurve në listat e votimit”, tha Cramon-Taubadel.
Andrey Kovatchev nga Parlamenti Evropian paraqiti disa vërejtje rreth procesit zgjedhore.
“Ne mbështesim deklaratën që u prezantua. Këto zgjedhje kanë qenë mirë të organizuara, me përjashtim procesi për serbet e Kosovës të cilët nuk i përmbushen kushtet për votim. Është për keqardhje që problemet e mëhershme ende nuk janë trajtuar ne Kosovë. Çështja e financimit të partive mbetet ende pikëpyetje. Ka pasur raportime se partitë në pushtet kanë ndarë kontrata të prokurorimit për donatoret e fushatave. Ne u shqetësuam lidhur më qasjen e votimit të personave më aftësi të kufizuara” tha Kovatchev
Po ashtu ajo u shpreh se mirëpresin një qeveri të re e cila do ti bëjë reformat për integrimin në BE./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/787142341705702/?notif_id=1570521339702039¬if_t=live_video_explicit
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...