Me rastin e 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore e shënon hapjen fushatës së 16 ditëve të aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë – Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli, në nderim të viktimave të dhunës, ku për herë të parë shfaqen emrat e të gjitha grave që humbën jetën në dy dekadat e fundit.
Fushata e 16 ditëve të aktivizmit organizohet çdo vit. Ajo fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.
Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave . Ndryshe, iniciativa përkrahet nga fondet financiare të SIDA suedeze.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...