Shfaqen emrat e grave që humbën jetën në dy dekadat e fundit

20:56 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Me rastin e 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore e shënon hapjen fushatës së 16 ditëve të akti​vizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë – Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli, në nderim të viktimave të dhunës, ku për herë të parë shfaqen emrat e të gjitha grave që humbën jetën në dy dekadat e fundit.

Fushata e 16 ditëve të aktivizmit organizohet çdo vit. Ajo fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave . Ndryshe, iniciativa përkrahet nga fondet financiare të SIDA suedeze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme