Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka komentuar idenë e fundit rreth shkëmbim te territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Gjatë një interviste për një medium në Beograd, ai ka dhënë një propozim për shkëmbim, jo të territorit, por njerëzve. Sheshel ka përmendur banorët e komunave të Luginës dhe qyteteve të banuara me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Indeksonline
“Le të shkëmbejmë popullsinë e dy komunave – shqiptarët nga Presheva në Shtërpcë dhe Shtërpcës në Preshevë. Është një shkëmbim i civilizuar i popullsisë që do të ketë pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve”, theksoi ai.
Më tej, Sheshel është shprehur i kënaqur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Serbinë.
“Diçka po ndodh në politikën amerikane. Ajo është duke ndryshuar dukshëm. Dhe në një farë mënyre, unë jam krenar nëse kontribuova në të, sepse ne e mbështetëm Donald Trumpin dhe të gjithë komunitetin serb në Amerikë e sugjeruam të votojë për të”, deklaroi Vojisllav Shesheli në televizionin kombëtar.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...