Kryetari i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel në emisionin “Vo centar” të televizionit maqedonas Alfa ka thënë se duhet “të sigurojmë që serbët në Kosovë të furnizohen me mallra nga Serbia”.
“Shqiptarët dëshirojnë ta rrezikojnë qëndrimin dhe mbetjen e serbëve në Kosovë duke ua ndaluar furnizimin me mallra nga Serbia. Таksa 100 % është një gjë që askush nuk mund ta paguajë”, ka thënë Sheshel, përcjell gazeta e partisë së tij “pravda”.
Ka shtuar se Ushtria e Serbisë është në gjendje ta kthejë gjithë territorin e “krahinës jugore”, siç e ka quajtur ai Kosovën.
“Nëse ndodh konflikti i armatosur, Rusia na ka garantuar se NATO-ja nuk do të përzihet. Nuk ka më bombardime të Serbisë e ushtria jonë është në gjendje ta kthejë krejt territorin e Kosovës, nëse ndodh konflikti. Po ndodhi ai, ata (shqiptarët e Kosovës) nuk do të kalojnë mirë”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.
Ai ka folur edhe për ikjen dhe strehimin e ish-kryminstrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, në Hungari duke theksuar se atë deshi ta vriste kryeministri aktual Zoran Zaev:
“Derisa ishte në territorin e Serbisë, e mbronin bajoneta e çetnikëve. Ka qenë absolutisht i mbrojtur. Më 12 nëntor në orën 5 të mëngjesit e ka kaluar kufirin serbo-hungarez, në Horgosh. Po të kishte shkuar në burg, jam i sigurt se do të vritej”, ka thënë ndër të tjera Sheshel.
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...