Qeveria e Kosovës ka shtyer për miratim shqyrtimin e propozim vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryeministri Haradinaj ka lexuar propozimin e MTI-së duke thënë se kanë ekzistuar mallra që kanë hyrë në Kosovë por kanë qenë të pazhdoganuara.
“Përjashtim nga paragarafi 1 i vendimit bazë21 .11.2018 për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që janë importuar deri më 21.11.2018 nën procedurat doganore me regjim pezullues depo doganore, me regjim pezullues, depo doganore, import të përkohshëm, përpunim nën kontroll doganor me rastin e lëshimit për qarkullim të lirë. Obligohet Ministria e Financave dhe Doganat për zbatimin e këtij vendimi. Arsyeja pse ka ardhur deri ky vendim është se ditën kur ne kemi marr vendim për masën 100%, kanë ekzistuar mallra që kanë hyrë në Kosovë por kanë qenë të pazhdoganuara. Këtyre sipërmarrësve të vendit u dyfishohet kostoja e mallit dhe nuk e kanë mundësinë që ta kthejnë prapa këtë mall. Mendoj që është e kuptueshme që një vendim i këtillë të ndodh, me porosinë që kujdesi ynë ndaj siëpërmarrësve vendor do të jetë i vazhdueshëm”, ka thënë Haradinaj.
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abelard Tahiri ka thënë se një propozim i tillë do të duhej të shikohej mirë edhe nga MTI dhe institucionet e Kosovës.
“Çdo prekje e vendimit për taksën është vendim i gabuar. Mendoj që duhet të qëndrojmë në atë vendim që e kemi marrë më herët dhe në asnjë rrethanë pavarësisht kostos dhe çdo lëvizje tjetër është gabim i madh sepse po hapim mundësi për keqpërdorime të reja që si Qeveri do ta kemit ë pamundur t’i kontrollojmë. Mendoj që ky vendim duhet rrëzuar me votë dhe nuk duhet larguar nga rendi i ditës. Është gabim i madh në çfarëdo rrethane të lëvizim nga pozicionet derisa nuk e kemi realizuar qëndrimin tonë politik. Unë e kuptoj edhe interesin e bizneseve por si shtet në fund të fundit duhet marr koston përsipër dhe të mos tolerojmë në asnjë rrethanë lëvizje nga pozicioni që kemi kur e kemi ndërmarr taksën”, ka thënë ai.
Haradinaj i është përgjigjur Tahirit duke thënë se kjo punë është pas një konsulte të gjatë me MTI-në dhe MF-në dhe drejtorin e doganave.
“Kjo nuk prek tërësinë e vendimit. Vetëm ai mall që ka hy përpara, para momentit të vendimit. Nga momenti i vendimit e tutje nuk bëhet më temë”, theksoi ai.
Tahiri ka replikuar duke thënë që është vendim politik ky.
“Ne nuk kemi marrë për bazë analiza të tilla më herët sa i përket zhvillimit të vendit. Si vendim politik duhet të mbetet i tillë”, theksoi ai.
Zv.kryeministri Fatmir Limaj ka pyetur Ministrinë e Financave që së bashku me Doganën të tregojnë se sa është sasia e atij malli të pazhdoganuar.
“Ne po votojmë diçka pa ditur. Sa është sasia e mallit, sa ka mall. Dogana dhe MF ka ndonjë statistikë dhe mund të na jap ndonjë të dhënë. Nuk po e dimë se çfarë vendimi po votojmë dhe për çfarë sasie”, theksoi ai.
Ministri i Financave, Bedri Hamza i është përgjigjur Limajt duke thënë se
“Masa nuk është vendosur mbi bazën e kodit të doganave dhe akcizës por mbi bazën e ligjeve tjera të cilat i sponsorizon, i zbaton Ministri tjetër e linjës dhe vendimi është marrë mbi bazën e atij ligji. Po ashtu vendimet e Qeverisë, Dogana e Kosovës i zbaton derisa të njëjtat nuk vijnë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Me pas qenë kjo taksë e Doganës, pavarësisht se malli kish me qenë në depo, kish me iu nënshtruar pagesës së Doganës. Mirëpo pasi që është taksë mbrojtëse, nuk është e Doganës, nuk është vendosur sipas ligjit të tatimit të kodit të Doganave dhe akcizës, besoj që zyret ligjore në këtë rast të Doganës, zyra ligjore e MTI-së, i kanë qartësuar këto çështje sa i përket aspektit ligjor. Sa i përket sasisë së mallit, llojit të mallit, listës së bizneseve që kanë mundur të afektohen nga ky vendim, nga unë nuk është kërkuar për këtë mbledhje të Qeverisë që të kemi një informatë të tillë. Nëse është e nevojshme në mbledhjen e radhës do të kërkoj nga Dogana të ma sjell dhe do t’ua dorëzojë”, theksoi ai.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se mund ta shtyejnë këtë pikë.
“Kjo vepër e tillë nuk bjen ndesh me veprimin e parë të taksës përkundrazi tregon edhe një guxim tonin që marrim vendime por nuk dëmtojmë njerëzit tanë”, tha ai.
Minsitri Besim Beqaj ka replikuar duke thënë se duhet pasur kujdes mos të keqpërdoren.
“Vendimi nuk e ka afektuar kodi i doganës dhe akcizës por është një vendim tjetër paraprak. Dogana e Kosovës ka obligim çdo fundvit ta bëjë regjistrimin e depove doganore. Ato të dhëna janë të depove doganore që duhet të zbrasen brenda vitit që të filloj viti tjetër aktual. Nëse mallrat që kanë qenë aty dhe vërtetohen përmes doganave siç e tha Minsitri i Financave në kuptimin e zyreve të tyre ligjore dhe gjendja faktike siç është në teren nuk afektohet. Mirëpo nëse krijohet hapësirë që ata ta keqpërodirn dhe të bëjnë mbushje të reja, atëherë është sistem tjetër dhe besoj që këtu e ka brengën ministri i Drejtësisë”, tha ai./arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit