Një sherr dhe rrahje masive ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë banimi në qytetin e Bazelit. Katër persona kanë mbetur të plagosur me dëmtime serioze dhe janë dërguar në spital. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shtatë persona që ishin pjesë e sherrit.
Konflikti ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it, transmeton albinfo.ch. Në mesin e të lënduarve më rëndë janë pronari i banesave dhe një person tjetër.
Shkaku i sherrit nuk dihet dhe për këtë kanë nisur hetumet. Ndërkohë mësohet se të arrestuarit janë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe, transmeton albinfo.ch*. Të gjithë të përsfhirët në konflikt janë të moshave në mes 21 dhe 32 vjeçare.
Përveç mjekut të emerghjencës dhe sanitetit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq Gjerman dhe njësiti i zjarrfikësve.
Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia./albinfo.ch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...