Ardit Gashi nga Ferizaj, 19 vjeçar ishte diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë akute.
I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga vullnetmirët që t’i ndihmojnë me të holla për të trajtuar sëmundjen e tij jasht vendit.
E Gashit i dolën në ndihmë e tërë Kosova.
Në mesin e tyre ishte edhe ish deputeti e këngëtari, Labinot Tahiri, i cili doli për ditë të tëra në shesh të Ferizajt për t’i mbledhur të gjitha të hollat që nevojiteshin.
E, Arditi sot e ka dhënë lajmin e mirë se tanimë është shëruar nga sëmundja.
“Këto janë të fundit, gjithçka përfundoi. Faliminderit Zot, faliminderit Labinot Tahiri, faliminde4rit shok-shoqe”, ka shkruar ai.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe