Google ADS

Shërohet një infermiere e Klinikës Infektive

11:54 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive dr. Lindita Ajazaj- Berisha ka njoftuar për gjendjen e pesë infermierëve të kësaj klinike që janë prekur me koronavirus.

“Ne në kuadër të Klinikës Infektive kemi pesë anëtarë të stafit shëndetësor që janë të infektuar me Covid-19. Për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë – dy janë në vetizolim, ndërssa tre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive”.

“Prej tyre, njëra ka rezultuar negative në dy analizat e fundit mikrobiologjike dhe sot pritet të lëshohet në shtëpi e shëruar. Gjendja shëndetësore e stafit tonë për momentin është e mirë”.

Ajazaj-Berisha ka thënë se pavarësisht të gjitha masave të marra për mbrojtje të stafit shëndetësor që punon në këtë klinikë është e pamundur të shmanget infektimi i ndonjërit prej tyre.

“Kemi thënë që prej fillimit të epidemisë se edhe përkundër shfrytëzimit të të gjitha masave mbrojtëse personale, ne si staf shëndetësor që po punojmë në Klinikën Infektive në asnjë moment nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që ndonjëri nga ne të dalë me infeksion”.

“Ne po marrim krejt masat që kjo dukuri të jetë sa më e rrallë. Puna jonë prej 8 shkurtit kur kemi filluar me rastin e parë janë bërë që dy muaj që jemi duke punuar. Ne jemi të vetëdijshëm që në çdo moment ndonjëri nga ne mund të rezultojë pozitiv”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme