Humanisti kosovar, Halil Kastrati është deklaruar pas operimit.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Halil Kastrati ka thënë se ka filluar ta marrë vetën dhe se pret që shumë shpejt t’i kthehet punës me Jetimat e Ballkanit, duke thënë se kjo punë i jep kuptim jetës së tij, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit të gjithëve!
Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë.
Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.
Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.
Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.
Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.
O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë. /arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani