Google ADS

Shërohen nga koronavirusi tre pacientë në Kosovë

10:32 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Tre pacientë të prekur me koronavirus janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet se aty po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid, shkruan arbresh.info.

“Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Vdes edhe një person nga koronavirusi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme