Shërohen 5,605 pacientë nga Covid-19

08:22 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Janë shëruar edhe 125 persona nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Tani numri i përgjithshëm i të shëruarve në vendin tonë rritet në 5,605, shkruan portali arbresh.info.

Të hospitalizuar me koronavirusin e ri janë 411 pacientë, ku prej tyre 11 janë në respiratorë.

Gjithashtu kanë vdekur 303 persona në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme