Në rrjetet sociale shpesh postohen shifra me fatura të larta që kanë paguar qytetarët për ta kuruar virusin Covid-19.
Derisa në dy ligje të miratuara në Kosovë parashihet mbulimi i shpenzimeve për qytetarët me sëmundje ngjitëse, megjithatë Ministria e Shëndetësisë nuk jep shumë shpresa se mund të kompenzojë qytetarët për këto raste, ku shkak merret mungesa e skemës të sigurimeve shëndetësore.
E dy ligjet që janë miratuar në Kosovë për luftimin e pandemisë, i vjetri më 2008 dhe i riu, i miratuar rishtazi, parashohin mbulimin e shpenzimeve për qytetarët që janë të infektuar me sëmundje ngjitëse.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse i miratuar më 15 maj të vitit 2008 parasheh kompensimin e qytetarëve në nenin 41.3.
“Për pjesëmarrjen në zbatimin e masave nga pikat a) deri d) të këtij neni, institucioneve shëndetësore, organizatave të tjera dhe qytetarëve u takon kompensimi adekuat nga organi kompetent”, thuhet në ligjin e vjetër.
Por, edhe në ligjin që u miratua në vitin 2020, 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në nenin 10 parashihet mbulimi i shpenzimeve nga ana e Qeverisë për qytetarët që trajtohet nga ky virus.
“Neni 10, Masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, 1. Qeveria miraton strategjinë, programin dhe cakton masat për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19. 2. Çdo person ka të drejtë të përfitojë nga masat për mbrojtjen nga COVID-19. Në kuadër të mbrojtjes së popullsisë nga pandemia COVID-19, Qeveria e Kosovës, siguron mjete materiale shtesë për rastet emergjente: 2.1. Për ushtrimin e kontrollit në kufijtë e Kosovës dhe për zbatimin e masave lidhur me ushtrimin e këtij kontrolli; 2.2. Për mbulimin e shpenzimeve të izolimit, të ekzaminimit dhe të mjekimit në institucionet publike shëndetësore të personave të sëmurë dhe të personave për të cilët dyshohet se vuajnë nga COVID-19; 2.3. Për mbulimin e shpenzimeve të karantinës, të kontrollit kufitarë dhe kontrolleve tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19”.
Derisa në Ministri të Shëndetësisë nuk kanë dhënë shpresa se mund të kompensohen qytetarët që kanë bërë shpenzime për ta kuruar virusin Covid-19.
Në një përgjigje me shkrim për Syri.net Kosova nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se në mungesë të skemës të sigurimeve shëndetësore nuk mund të bëhet rimbursimi i shpenzimeve, pavarësisht që ligji e parasheh një gjë të tillë.
“Nëse ka mundësi apo jo, që të ndodh ndonjë lloj rimbursimi, ketë çështje nuk mund ta vendos Ministria e Shëndetësisë, sepse për momentin në Kosovë nuk ka skemë të sigurimeve shëndetësore funksionale e cila do ta bënte rimbursimin”, thuhet në përgjigje të MSH-së.
Në MSH kanë thënë se disa masa ndihmëse për ata që kanë shpenzuar për tu shëruar nga virusi, do të adresohen përmes ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
“Qeveria përmes Kuvendit e ka kaluar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe disa prej masave të parapara në këtë ligj, do te adresohen përmes këtij ligji, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të përfitojnë në forma të ndryshme, me qëllim të reduktimit të pasojave të COVID-19”.
Në një paraqitje publike, U.D i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kishte deklaruar se qytetarët që kanë shpenzime le t’i sjellin faturat, por kaq ka mbet.
Këtë deklaratë nuk kanë pranuar ta komentojnë në MSH.
“Nuk mund të interpretojmë deklaratat e figurave te ndryshme, ngase gjithmonë ekziston rreziku te mos jemi të saktë.
Prandaj, mund të bisedoni me dr. Valbonin dhe ai mund të ju tregojë si e ka parë ai këtë çështje”, kanë thënë në MSH.
Sido që të jetë, shërimi i një pacienti me Covid ka një kosto bukur të lartë, që sillet prej 2 mijë e deri në 3 mijë euro, e kjo për shumë familje kosovare mbetet vështirë i përballueshëm derisa të funksionalizohet skema e sigurimeve shëndetësore.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...