Google ADS

Shërimi i problemeve në trup pa ilaçe, përmes osteopatisë

15:06 | 7 Mars 2021
A Z

Osteopatia është një metodë manuale që vepron mbi sëmundje të ndryshme, pa përdorimin e barnave, por vetëm me anë të mjekësisë manuale.

Në të përfshihen teknika të ndryshme manipulimi për të trajtuar dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit të përbërë nga kockat, ligamentet, muskujt, indit lidhës, sistemit limfatik, sistemit nervor, sistemit qarkullues dhe nyjet.

Në Kosovë, kjo metodë nuk është praktikuar deri me tani.

Janë këta dy fizioterapeutë që kanë sjell në Kosovë këtë degë të veçantë të mjekësisë.

Argjent Hoti, fizioterapeut i diplomuar tregon cilat probleme mund të shërohen përmes terapisë Osteopatike.

“Një ndër metodat më të veçanta është Osteopatia. E cila në esencë studion fashon i cili është një mbështjellës që mbulon trupin tonë. Disa nga burimet e problemeve që  Osteopatia sjell janë problemet strukturale, funksionale apo stomato-emocional”, tha Hoti

Si bëhet eliminimi i bllokadave strukturale?

E fizeoterapeuti, Vullnet Gashi tregon se pse është e rëndësishme aplikimi i fizioterapisë dhe si mund të praktikohen disa metoda në kushte shtëpie.

“Ushtrimet që duhet të kryhen në shtëpi janë të pacientëve që kanë probleme neurologjike apo pacientëve që kanë probleme me nerva”, tha Gashi.

Nëse keni probleme me unazat e qafës, si  mund t’i trajtoni ato?

E ndër metodat që ofron ordinanca e tyre, është edhe terapia e kupave apo sic njihet në fenë islame hixhama.

Interesant tek kjo medotë është lidhshmëria e aplikimit të saj me astrologjinë

Kohëve të fundit në Kosovë, trajtimet fizeotreapeutike kanë pasur një zhvillim dhe praktikim më të madh nga pacientët.

“Në Kosovë fatkeqësisht deri vonë ka pas aplikim të cekët ndoshta për shkak të kushteve dhe vetëdijesimit por edhe shteti jonë nuk ka pas kuadro për zhvillimin e kësaj lamie”./arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme