Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se refuzimi i perëndimit në mënyre lindore rrezikon të ardhmen e vendit.
Sherifi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit në detyre për raportet e tij me SHBA-të.
“Kur u pyet rreth qëndrimit të tij në raport me SHBA-të Albin Kurti deklaroi se ai i do SHBA-të, mirëpo sipas tij “nuk është as partneritet, as aleancë, as dashuri nëse e bllokon të menduarit kritik…Ky lloj serviliteti që e bllokon mendimin kritik dhe dëshiron të shitet si dashuri e pakushtëzuar na ka lënë shumë mbrapa. Mua më duken qesharak, sikur të mos ishin të gërditshëm, ata të cilët e duan Perëndimin, në mënyrë lindore”, ka shkruar Sherifi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
REFUZIMI I PERËNDIMIT NË MËNYRË LINDORE RREZIKON TË ARDHMEN E VENDIT!
Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin kur u pyet rreth qëndrimit të tij në raport me SHBA-të Albin Kurti deklaroi se ai i do SHBA-të, mirëpo sipas tij “nuk është as partneritet, as aleancë, as dashuri nëse e bllokon të menduarit kritik…Ky lloj serviliteti që e bllokon mendimin kritik dhe dëshiron të shitet si dashuri e pakushtëzuar na ka lënë shumë mbrapa. Mua më duken qesharak, sikur të mos ishin të gërditshëm, ata të cilët e duan Perëndimin, në mënyrë lindore”.
Një frazë me plot kundërthënie por kësaj radhe do të trajtoj vetëm pjesën që ka të bëjë me “mënyrën lindore të shprehjes së dashurisë ndaj perëndimit”! Serviliteti dhe refuzimi janë dy qasje skajshmërish të gabuara. Nëse dashuria në mënyrë lindore ndaj perëndimit është e gërditshme, në asnjë rast nuk duhet të harrojmë se refuzimi në mënyrë lindore i perëndimit është i rrezikshëm!
Të dy aspektet janë dy faqet e së njëjtës medalje. Servilizmi është i dëmshëm për shkak se nuk i mbron interesat e vendit edhe atëherë kur është e domosdoshme por nuk vë në rrezik prishjen e aleancave jetike, ndërsa REFUZIMI I PERËNDIMIT NË MËNYRËN LINDORE, mund të sjell pasoja të pa parashikueshme për kombin dhe shtetin duke i shkatërruar këto aleanca!
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...