Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Bilall Sherifi nuk përkrah idenë për zgjedhje të reja, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.
Thotë se partitë politike mund të bisedojnë për ide të ndryshme.
Për këtë, sipas tij duhet folur me gjakftohtësi.
“Kushdo që ka një ide është mirë ta bëjë me shkrim. Pastaj në mënyrë të rregullt partitë politike do ta shqyrtojnë”, tha Sherifi për KTV’në.
“Mund të ulemi dhe të bisedojmë për gjithçka por ajo që tani nevojitet është një qetësi, të marrim vendime me koka të ftohta”, theksoi ai.
Ndërkohë, Ahmet Isufi i AAK’së e përkrah idenë e shefit të tij në parti që të zhvillojë takim me të gjithë, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni.
Që nga e premtja, si opozitë janë radhitur edhe deputetët e Listës Serbe, e që përfundimisht në Kuvend koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota të domosdoshme
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë