Google ADS

Sherifi: Të shtunën pasdite votohet Qeveria

15:05 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputeti i koalicionit PAN, Bilall Sherifi ka thënë pas përfundimit të seancës konstituive se të këtë të shtunën pritet të mblidhet sërish Kuvendi për të votuar.

I pyetur nga gazetarët se a është Lista Serbe ajo që po kërkon seancë të shtunën, Sherifi tha se kanë pasur nevojë për harmonizim me këtë subjekt politik mirëpo atë tani e kanë, shkruan arbresh.info.

“Ka pasur nevojë për harmonizim dhe bashkëbisedim dhe tash kemi një marrëveshje në parim dhe të shtunën pasdite votohet Qeveria e Kosovës”, ka thënë Sherifi./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme