Sipas Bilall Sherifit të koalicionit Nisma-AKR-PD, në skenën politike të Kosovës ka pasur qëndrim jo të drejtë për dialogun me Serbinë.
Në Rubikon ai ka thënë se në këtë proces duhet të përfshihen të gjitha partitë, qoftë edhe ato jo opozitare, e të mos ketë më qëndrim se si opozitë të refuzohet përfshirja në dialog.
“Të mos lidhet dialogu me mazhorancën. Konsensusi s’u arrit herën e shkuar sepse pjesëmarrjen e lidhnin me të qenit në qeveri apo jo. Jam në qeveri marr pjesë, nëse s’jam s’marr pjesë. PSD-ja bëri përjashtim”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe mendimi i Konjufcës që VV-LDK-AAK-PSD do të bëjnë mazhorancë në mandatin e ardhshëm dhe konsensus për dialogun, është i pasaktë.
“Ai nuk na sheh si partner, ndoshta sepse do të jetë në opozitë, andaj s’do të na ketë partner”, ka thënë ai.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...