Deputeti i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se e ka mision që Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës t’i çojë në opozitë.
Ai ka deklaruar se nuk ka gjasa që këto dy parti t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme dhe se qeveria që do të dalë nga to do të formohet nga partitë opozitare, njofton Klan Kosova.
“Nuk i fiton më PDK-ja zgjedhjet. Nuk i fiton më LDK-ja zgjedhjet. Nuk dihet ai i fiton boshti AAK-NISMA, apo Vetëvendosja ne të tjerët”.
“Shumica qeverisëse e ka humbur primatin. Për më shumë, ka gjasë që këto parti të renditen në pozitën e tretë apo të katërt”.
“Sa më shumë që shtyhen zgjedhjet, aq më keq për Kosovën, aq më mirë për opozitën. Unë e kam një mision që PDK-në dhe LDK-në t’i cojmë në opozitë. Ato dy parti duhet të dalin në opozitë dhe qeverinë e ardhshme ta formojë opozita e tashme”.
“NISMA dhe AAK-ja synojnë t’i fitojnë zgjedhjet dhe pastaj ta bëjmë qeverinë me parti opozitare. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e di si do të bëhet. Unë vetëm mund të them që, edhe nëse bëhet, nuk do të jem në atë qeveri”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...