Google ADS

Sherifi: Procesi i numërimit të votave të bëhet ashtu si e parasheh ligji

16:48 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Sekretari i Nisma për Kosovë Bilall Sherifi në një konferencë për media ka folur për procesin zgjedhor që po mbahet në Kosovë, shkruan arbresh.info

Ai  kërkoi që edhe pjesa e dytë e procesit zgjedhor të shkoj ashtu si e parasheh ligji pa pasur manipulime.

“Ne kemi informata nga komisionet dhe vëzhguesit  se gjithçka është duke shkuar sipas  skenarit të paraparë i qetë, ajo çka presim  në orët në vazhdim është se si ka shkuar procesi i votimit t shkoj edhe procesi i numërimit.  Pra votuesi ka shkuar të kutit e votimit dhe ka thënë fjalën e vet detyrë e komisioneve është ta lexojnë ata drejt. Nëse kemi parasysh faktin se ky proces ka shkuar mirë insistojmë që edhe pjesa e dytë të shkoj të shkoj ashtu si e parasheh ligji” tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme