Bilall Sherifi, shef i deputetëve të Nismës Socialdemorakte, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se lajmi për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave ka qenë lajm i pritur, por i vonuar.
“Me plotësimin e kushtit të demarkacionit dhe konstatimit se është bërë punë e mirë në fushën e luftimit të korrupsionit, është pritur ky lajm. Është meritë dhe përgjegjësi e të gjitha qeverive”, ka thënë Sherifi, duke shtuar se shpreson që në fund të vitit qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm në shtetet Schengen.
Ai thotë se përgjegjësi kanë të gjitha partitë pasi në mandatin e kaluar diçka ka çaluar. Por thotë se është mirë që të mësojmë nga gabimet e së kaluarës dhe të mos barrikadohemi në pozicione sikurse ka ndodhur në të kaluarën.
“Edhe në anën e LDK-së e PDK-së ka pasur barrikadim, nuk ka pasur gatishmëri për një zgjidhje të përbashkët. Në fund të fundit, të gjithë e dimë si kanë ndodhur proceset në të kaluarën. Partitë politike të mësojnë që në të ardhmen të mos ndodhin bllokada të tilla”, shtoi ai.
Vendimi i ardhshëm për liberalizim vizash është politik, pasi kushtet teknike janë plotësuar të gjitha nga ana jonë, thotë Sherifi, ndërsa thekson se përgjegjësia tashmë bie tek institucionet e BE-së.
“Ne vetëm mund të lobojmë për të ndodhur ky proces, por vendimin e ka BE-ja. Neve na takon vetëm të presim tashmë”, theksoi shefi i GP të Nismës, Bilal Sherifi.
Sipas tij, lobimi që po bëhet nga ana e kryeparlamentarit Veseli me delegacion, është i domosdoshëm.
“Lobimi tek parlamentet tjera është i dobishëm. Ju tregoj një rast që është për t’u shokuar. Ne mendojmë se e tërë bota i di hallet tona. Një deputet më ka treguar se çka ka ndodhur në Bundestag. Një deputet gjerman, që ishte anëtar i komisionit për zgjerim, të cilit i kishin kërkuar mbështetjen për liberalizim, e ai u ishte drejtuar deputetëve tanë “a ende nuk ka ndodhur liberalizimi a?”. Edhe në Austri kemi hasur në këtë problem, kur ne kërkonim mbështetjen për liberalizim, një deputet na pyeste se kush është duke e penguar këtë proces, duke iu referuar shteteve”, tha Sherifi.
Deputeti i Nismës thotë se kur dalim jashtë vendit, nuk duhet të ketë dallime pozitë-opozitë dhe të gjithë duhet të punojmë për të mirën e Kosovës.
Duke folur për pjesëmarrjen Kuvendi ka autorizuar kryetarin e Partisë që të jetë pjesë e delegacionit në dialogun me Serbinë në Bruksel dhe ka konstatuar se dialogu është i pashmangshëm dhe i paalternativë.
“Kuvendi i partisë nuk është marrë me atë se kush e udhëheq dialogun. Presidentët janë në nivelin e takimeve bilaterale. Arsyeja pse Limaj ka qenë në Bruksel ka qenë koincidencë me takimin e Thaçit me Vuçiqin. Ata janë takuar me Mogherinin. Sa i përket dialogut me Serbinë, ende s’ka pajtim të brendshëm se si do të shkojë. Ai dialog është pran përfundimit. Jemi afër zgjidhjes finale në kontestin mes dy vendeve. Nëse edhe nesër na fton Mogherini në takim, pavarësisht se a është Thaçi aty apo jo, zoti Limaj do të shkojë. Të diskutosh për dialogun dhe të hysh në dialog janë dy gjëra. Normalisht se është diskutuar për dialogun me Mogherinin. Kushdo që e fton zotin Limaj që të bisedojë për dialogun, do të shkojë sepse e ka detyrim”, tha Sherifi.
Ai thotë se nuk e di çfarë ka biseduar Thaçi me Vuçiqin, por thotë se e di çfarë është biseduar në takimin mes Limajt e Mogherinit dhe pjesës tjetër të delegacionit.
“Unë nuk përjashtoj mundësinë që zoti Thaçi të ketë biseduar me Vuçiqin për dialogun. Por, faza finale nuk ka filluar”, thotë ai. Sherifi nuk e pranon se shefi i partisë së tij, Fatmir Limaj, është pjesë e delegacionit të Thaçit në dialogun me Vuçiqin, pavarësisht se vet Presidenti Thaçi deklaroi se ky ka qenë ekip i unitetit për dialogun me Serbinë.
Zyrtari i Nismës thotë se pozita duhet të ftojë çdo ditë opozitën në takim për të arritur një koncensus të përbashkët për çështjen e dialogut pasi kjo temë do të jetë e vështirë. “Në përballjen e fundit me Serbinë duhet të jemi të gjithë së bashku dhe të gjejmë një pajtueshmëri rreth platformës”, theksoi Sherifi.
“Nëse Kuvendi i Kosovës nesër me shumicë votash e voton Thaçin për negociator, mendimi ynë nuk ka rëndësi. Presidenca e ka vendin në dialog. Për Nismën nuk do të paraqiste problem që Presidenti Thaçi të jetë në dialog, o si kryesues, o si pjesëmarrës. Siç e ka lexuar deklaratën e Pavarësisë, le ta lexojë edhe atë deklaratë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sherifi, i cili ka shtuar se “platforma dhe delegacioni në këtë proces të jetë një”. “Ne mendojmë që Thaçi nuk duhet të udhëheqë dialogun”, u shpreh shefi i GP të Nismës, Bilall Sherifi./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...