Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë aktuale, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Sherifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se dyshon se LDK do të arrijë të paraqesë një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Megjithatë, ai ka thënë se LDK mund të sigurojë mbështetjen e ndonjërës prej partive që aktualisht bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës të vendit.
“Për PDK’në kurrë nuk i fus duart në zjarr që nuk mundet ta nënshkruajë mocionin”, ka deklaruar Sherifi.
Ai ka folur edhe për idenë e LDK’së për një tryezë të përbashkët të partive për një marrëveshje të mundshme për zgjedhje të parakohshme.
“Jemi të hapur. Mendojmë se tryezat janë të domosdoshme. Nuk ka asgjë të keqe nëse thirret tryezë”, ka deklaruar ai.
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit