Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit se qeveria aktuale dhe Ramush Haradinaj nuk do të zmbrapset nga qëndrimet që kishte për Demarkacionin sa ishte në opozitë.
Sipas tij, nuk duhet të diskutohet më në lidhje me këtë çështje por mund të diskutohet vetëm për mënyrën se si do të realizohen këto çështje, shkruan arbresh.info.
“Nuk do të ketë zmbrapsje as për Demarkacion as për Asociacion. Nuk kemi se çka të diskutojmë rreth kësaj mirëpo për mënyrën dhe rrugën se si do të realizohen këto”, ka thënë Sherifi.
Sherifi ka thënë se ishte kjo opozitë që e shtyu formimin e institucioneve për tre muaj pasi nuk po mund të arrinte marrëveshje për pozitën e kryeministri, gjë që sipas tij, PAN e kishte bërë të ditur që moti./arbresh.info/
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...