Google ADS

Sherifi: Ndriçimi i rastit të Astrit Deharit, kriter matës për seriozitetin e VV-së

20:40 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se tani që Vetëvendosje pritet ta marrë pushtetin, e ka në dorë të çështjen e rastit Dehari.

Ai ka theksuar se, se drejtësia e ndikuar nga politika ka pamundësuar të hidhet dritë mbi krimin e kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër për rastin e Astrit Deharit vjen në kohën e fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 06 terorit 2019. Drejtësia e ndikuar nga politika ka pamundësuar të hidhet dritë mbi krimin e kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sprova e parë e Vetëvendosjes në raport me institucionet e drejtësisë është që ta pamundësojë ndërhyrjen politike në këto institucione”, ka shkruar Sherifi.

Sherifi thotë se ndriçimi i rastit të Astritit do të jetë kriter matës për seriozitetin e VV-së në krijimin e kushteve që drejtësia në vendin tonë të jetë e pa ndikuar nga politika!

“Kërkesa e prindërve të Astritit, Avniut dhe Xhemiles dhe bashkëshortes Arta Boshtraj-Dehari për t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e këtij krimi nuk ka alternativë”, ka shkruar ai në fund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme