Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se vendimi i kryeministrit Isa Mustafa që ta procedojë të hënën marrëveshjen për demarkacionin vetëm disa orë pas dorëzimit të mocionit për ta rrëzuar Qeverinë, është dëshmi se për Mustafën më i rëndësishëm është posti i tij se sa territori i Kosovës.
Sherifi ka thënë se qeveritë shkojnë por Kosova mbetet e të gjithëve.
Ky është komenti i tij i plotë:
Qeveritë vijnë e shkojnë- Kosova mbi të gjithë!
Vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për ta proceduar marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend vetëm disa orë pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit nga opozita dhe caktimit të seancës në të cilën në rend të ditës do të jetë Mocioni është dëshmi se për Isa Mustafën më i rëndësishëm është qëndrimi i tij në pushtet sesa territori i Kosovës!
Nga ky veprim del qartë se për pushtet ai është i gatshëm të heqë dorë nga mbi 8000 hektar të territorit të Kosovës!
Në atë seancë deputetët do të jenë para një momenti historik: Të heqin dorë nga një pjesë e territorit të Kosovës apo të heqin qafe këtë qeveri për të shpëtuar Kosovën!
Unë kam bindjen e plotë se në Kuvendin e Kosovës ka mjaftë deputet për të cilët më i rëndësishëm është territori i Kosovës se sa mandati i tyre. As që bëhet fjalë për pushtetin e Isa Mustafës! Interesi i Kosovës qëndron mbi të gjitha funksionet individuale!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...