Google ADS

Sherifi: LDK nuk ka arsye të mos e votojë Veselin për kryeparlamentar (VIDEO)

20:05 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur për bllokadën politike në vend, teksa edhe sot ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ri.

Sherifi ka thënë në RTV Dukagjini se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj nuk kanë arsye të mos e votojnë Kadri Veselin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryetar të Kuvendit.

Sipas Sherifit, nëse kërkohet një qeveri me shumicë shqiptare, koalicioni PAN duhet të merret vesh për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje ose me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1860647753961971/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme