Shefi i grupit parlamentar të Nismës,Bilall Sherifi pasi mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të dijë se a mund të bëhet çka dëshirojnë në Kuvend, apo çfarë kanë të drejtë të bëjnë, duke iu drejtuar Veselit “nëse t’i bën këtu çka dëshiron, bën por nuk kë të drejtë”, shkruan arbresh.info.
“Këtu kryetar duhet të gjithë andej që janë ulur kanë vetëm një status, statusin e deputetit. Mos shkel rregulloren se nuk e kanë ndërmend me të pranu, po ta them si koleg i partnerit të koalicionit”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për programin qeverisës duke thënë se në të njëjtën mënyrë është diskutu edhe në mbledhje të kryesisë.
“Nuk është se ishte zgjedhja e mazhorancës që ta bimë sot në Kuvend dhe të debatojmë për programin qeverisës, por ishte kërkese edhe e opozitës. Të flasësh dy ditë për ligjin për buxhet është ligji më i rëndësishëm”, ka thënë ai./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...