Sherifi: Kryeministrin e shpëton vetëm dorëheqja

17:34 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Njëri prej zyrtarëve të NISMA’s për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se nisma për rrëzimin e Qeverisë ka përkrahje edhe të deputetëve të pushtetit. Në këtë mënyrë, ai ka thënë se shpëtimi i vetëm i Kryetarit të LDK’së nga shkarkimi është dorëheqja.
“Vetëm dorëheqja e shpëton Isa Mustafën nga shkarkimi!”, ka shkruar Sherifi, i cili dikur ishte njëri prej zyrtarëve kryesor në Partinë Demokratike të Kosovës bashkë me Jakup Krasniqin e Fatmir Limajn.

“Përballë këtyre fakteve Isa Mustafës, si kryeministër në ikje, nuk i ka mbetur gjë tjetër pos dorëheqjes. Në të kundërtën ai do të shkarkohet!”, ka paralajmëruar Sherifi.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë i iniciuar nga Fatmir Limaj do të votohet të mërkurën. Ndërkohë, të hënën do të shkojë në Parlament për votim marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mocionin për rrëzimin e Qeverisë e kanë përkrahur edhe disa deputetë të PDK’së derisa në LDK kanë thënë s’ka arsye të rrëzohet Qeveria e Kosovës.

Idenë për zgjedhje të reja, PDK e kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë, Kadri Veseli kishte thënë se me një marrëveshje mes partive politike edhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, Isa Mustafa kishte pasur raporte të mira me ish-Ministrin e PDK’së, Fatmir LImaj, i cili Kryetar i Partisë NISMA për Kosovën. Madje, kur ishte bërë marrëveshja për formimin e Qeverisë me partitë opozitare, Limaj kishte insistuar më së shumti që mos të prishej marrëveshja VALN për ta bërë Ramush Haradinajn Kryeministër.

Madje, Isa Mustafa kur kishte lidhur koalicion me PDK’në kishte insistuar që edhe NISMA të futej në Qeveri, ofertë kjo, që ishte refuzuar nga Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme