Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur rreth qëndrimit të partisë së tij për taksën ndaj Serbisë.
Sherifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se partia e Fatmir Limajt vazhdon ta mbështesë taksën.
“Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Nismës”, ka deklaruar Sherifi.
“Nisma ka pasur një pozicion konsistent, që kur është vendosur taksa. Kemi thënë që taksa duhet të hiqet kur të pushojnë arsyet për të cilat është vendosur taksa”, ka theksuar ai.
Sherifi ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk i është i vetëm në qëndrimin për mbajtjen e taksës, dhe kundër pezullimit të saj, siç po i kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Populli e ka një fjalë të urtë: Trimi i mirë, me shokë shumë. Ramushi s’është vetëm. Është me shumë shokë. Me shumë bashkëmendimtarë”, ka thënë Sherifi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?