Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, pasi ka insistuar se kjo parti e ka kaluar pragun zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka folur për mundësinë e futjes së partisë së tij në koalicion qeveritar me LVV dhe LDK.
Ai ka treguar se pse beson ai se kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pasë një qasje shumë pozitive në raport me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.
“Kur Isa Mustafa bëri koalicion me PDK-në, ne e kemi mbajtur një mbledhje në Kryesi dhe Fatmir Limaj e ka imponuar një qasje konstruktive në raport me LDK-në dhe ka kërkuar nga ne, madje ka insistuar që të mos e quajmë tradhti”, tha Sherifi, në Klan Kosova.
“Sepse LDK-ja dhe Isa Mustafa do të përgjigjen para elektoratit të tyre dhe jo para elektoratit tonë. Pra, nuk mund t’i mbajmë ne përgjegjës pse në një moment të caktuar nuk duan të vazhdojnë më një kontratë që e kanë bërë me partitë politike – kanë të drejtë të ndjekin rrugëtimin e tyre”.
“Mendoj që nga ai moment kur ne kemi thënë publikisht se ‘LDK-ja nuk na ka asnjë borxh dhe kanë detyrim t’i shpjegojnë zgjedhësve të vet dhe jo neve’, simpatia është rritur te Isa Mustafa për Fatmir Limajn”.
“Po ashtu, gjatë gjashtëmujorit të bashkëjetesës në tentim për të ndërtuar mazhorancën, Fatmir Limaj ka qenë më konstruktivi nga të gjithë akterët. Kemi dhënë gjithçka nga vetja vetëm e vetëm që t’i mundësojmë vendit ndërrimin, pra që PDK-në ta largonim nga qeverisja dhe ta dërgonim në opozitë”, tha ai.
Sherifi ka treguar se a dëshiron Nisma domosdoshmërisht të jetë pjesë e qeverisë së re – nëse e kalon pragun zgjedhor.
“Fare nuk e kemi të domosdoshme për të qenë në qeveri. Nëse ato dy parti që janë duke biseduar për një koalicion të mundshëm tregojnë gatishmëri dhe kërkojnë që Nisma të bëhet pjesë e tyre jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë”.
“Por, në asnjë rast nuk do të shkojmë që t’u trokasim në derë dhe t’i themi ‘aman, të bëhemi pjesë e qeverisë’. Madje, do të kishte qenë mirë që të reflektojmë”, ka thënë Sherifi.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...