Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka komentuar proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sipas kodit penal të Kosovës, këto vepra që deputetët i kanë bërë nuk janë penale.
Postimi i plotë i Sherifit:
Kodi Penal i Kosovës: Veprat e rëndësisë së vogël nuk janë vepra penale!
Proceset gjyqësore kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës për hedhjen e gazit lotsjellës kanë polarizuar qëndrimet e qytetarëve të Kosovës. Përderisa kemi një akuzë që duhet të procedohet në përputhje me Kodin Penal të Kosovës atëherë edhe zgjidhja duhet të kërkohet aty.
Që të jepet përgjigje adekuate atëherë duhet në rend të parë të shihet se për çfarë vepre bëhet fjalë e jo të vlerësohet sipas kualifikimit që këtyre veprave u kanë bërë prokurorët të cilëve u janë ngarkuar lëndët.
Veprat klasifikohen në përputhje me rrezikshmërinë dhe dëmin që shkaktojnë aktet e ndryshme. Veprat, “rrezikshmëria e të cilave është e parëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës, mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme, rrethanave në të cilat është kryer vepra etj” Kodi Penal i Kosovës i ka përmbledhur në nenin 11 dhe i cilëson si “vepra të rëndësisë së vogël“.
Duke u nisur nga ajo se hedhja e gazit lotsjellës paraqet akt përmes të cilit rrezikshmëria është e nivelit aq të ulët sa mund të kualifikohet si e parëndësishme dhe fakti se pasojat e dëmshme nga këto akte janë inekzistente atëherë hedhja e gazit lotsjellës nuk është vepër penale, edhe pse përmbajnë tipare të tilla, dhe duhet të kualifikohet si “Vepër të rëndësisë së vogël“. Rrjedhimisht të gjithë deputetët e akuzuar duhet të lirohen nga akuzat!
P.S
Bashkangjitur keni faqen e parë të Kodit Penal të Kosovës dhe nenin 11 të tij!
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...