Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë edhe lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në raportime nga medie të ndryshme u tha Lista Serbe i është kthyer punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi,
Bilall Sherifi nga NISMA në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se nuk janë votat e Listës Serbe ato që e kanë pamundësuar ratifikimin e Demarkacionit.
“Tani më janë votat e deputetëve të mazhorancës PDK-LDK plus deputetët e Opozitës që kanë pamundësuar dhe do ta pamundësojnë që ky version i demarkacionit të kalojë në Kuvend. Ndërsa Lista Serbe mund të vijë në Kuvend, ata gjithmonë do të jenë të gatshëm të votojnë të gjitha vendimet e dëmshme për Kosovën për këtë nuk kam asnjë dilemë, por jeni të bindur se demarkacioni si kauzë popullore, në nivel shtetëror në masë të madhe mbi 80% e qytetarëve, Opozita dhe deputetëve nga mazhoranca do ta pamundësojnë kalimin e tij”, ka thënë Sherifi.
Edhe analisti Imer Mushkolaj ndan pothuajse të njëjtin mendim sikurse Bilall Sherifi nga NISMA. Ai në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se kthimi i Listës Serbe në Kuvend siguron kuorumin e nevojshëm por se sipas tij kjo nuk nënkupton që demarkacioni do të kalojë.
“Lista Serbe e siguron kuorumin e nevojshëm, por kjo nuk nënkupton se demarkacioni do të kalojë. Për votimin e marrëveshjes së demarkacionit nuk ka qenë problem Lista Serbe, por partitë e koalicionit qeveritar. Nëse këto parti kanë arritur t’i bindin deputetët e vet se demarkacioni është në rregull, atëherë do të kalojë”, ka thënë Mushkolaj./Arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...