Anëtari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Bilall Sherifi ka thënë se pa lejen e Vuciqit nuk do të ishin gjykatësit dhe prokurorët që janë në bazë të Marrëveshjes për Drejtësi.
“Ne nuk mund t’i ikim kësaj se Vuçiqi nuk po përzihet. Ministër marrëveshja nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka hequr dorë nga trajtimi i kësaj marrëveshje si ndërkombëtare”, ka thënë ai gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri në lidhje me këtë marrëveshje.
Sipas Sherifit marrëveshja prodhon akte juridike të cilat mund të dërgohen në Kushtetuese, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi të drejt që aktet t’i dërgojmë në Kushtetuese dhe ato nuk mund t’i hedh poshtë. Mirëpo pyetja ime është a e kanë dhënë provimin e jurisprudencës këta gjyqtarë. Kur e kanë dhënë dhe ku”, ka thënë ai.
Tahiri iu përgjigj duke i thënë se sa i përket provimit të jurisprudencës askush nuk mund të jetë gjykatës pa e kryer atë.
“Është çështje që nuk e di se ku por në bazë të moshës duhet ta kenë të përfunduar më herët kah viti ’85 sepse ishin të moshuar. Nuk besoj që KGJK ka pranuar dikë pa e kryer provimin e jurisprudencës”, ka thënë Tahiri.
/arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...