Anëtari i Kryesisë së NISMA – s për Kosovën, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratave të shefes së Zyres së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila foli sot për heqjen e vizave.
Sipas Sherifit, zyrtarja e Bashkimit Evropian e konfirmoi atë që shumë kohë po e thonë subjektet opozitare.
“Nëse sërish nuk është bërë ndonjë gabim në përkthim gjatë ngjarjes, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë znj. Natalyia Apostolova e konfirmoi atë që opozita e ka thënë nga fillimi dhe vazhdon ta thotë edhe sot se: “Demarkacioni nuk është kusht i vetëm për liberalizim të vizave”! Prandaj, kësaj qeverie, në vend të vazhdimit të besimit, duhet votuar mocionin e mosbesimit”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...