Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se koalicioni qeveritar ka dinamikë të shtuar, por nuk është afër prishjes.
“Mendoj që ky koalicion që nga fillimi ka pasë dinamikë më të gjallë se sa koalicionet e mëparshme. Nuk ka kaluar javë e lëre më muaj pa pasë zhvillime brenda sepse ngjarjet që janë zhvilluar nga momenti kur është krijuar ky koalicion dhe kjo Qeveri kanë qenë të tilla”, tha Sherifi, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Është bërë zakon të thuhet se janë tema të nxehta, duke filluar nga tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pastaj veprime të tjera deri tek taksa ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës”.
“Mendoj që jemi mësuar me dinamikën e zhvillimit të proceseve të brendshme por nuk e besoj që jemi në atë nivel që Qeveria të prishet”.
Madje, Sherifi ka dhënë edhe një përshkrim interesant për mundësinë e prishjes së koalicionit dhe rrëzimit të Qeverisë.
“Më shumë po frikësohen PDK-ja mos po jep dorëheqje Ramushi [Haradinaj] se sa që e kanë ndërmend ta rrëzojnë Qeverinë”, tha ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...