Sheremeti jep një propozim se çka duhet bërë nëse VV-LDK nuk bëhet bashkë deri të hënën

20:02 | 10 Janar 2020
A. B.

Anëtari i partisë Lëvizja për Bashkim, Kushtrim Sheremeti përmes një postimi në Facebook ka dhënë një propozim se çka duhet vepruar nëse LDK dhe VV nuk e formojnë qeverinë deri të hënën.

Sipas tij duhet formuar një Qeveri e spektrit të gjerë me një mandat 12 mujor sa për të kryer buxhetin, të përfundoj marrëveshjen me Serbinë dhe realizimin e reformave zgjedhore.

Postimi i plotë i Kushtrim Sheremetit:

Nese deri te hanen nuk merren vesh VV e LDK, mire eshte me e bo nje qeveri te spektrit te gjere me mandat fiks 12 mujore sa per ta kryer buxhetin dhe per ta perfunduar marreveshjen me Serbine edhe me realizu reforme zgjedhore!

Me kete variant besoj se edhe vizat liberalizohen.

Kur te kryhen keto trija, atehere zgjedhje te reja…

Perndryshe cdo zvarritje tjeter per ego te partive politike shkon vetem ne dem te qytetareve!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme