Për shkak të pakënaqësive në koeficientin në ligjin për paga, shërbyesit civil në mbarë vendin po mbajnë grevë 1 orëshe nga ora 10 deri në ora 11.
Ahmet Gashi, kryesues i këshillit grevist në komunë të Prishtinës ka thënë se greva ka filluar sot në komunën e Prishtinës nga ora 10 deri në 11.
“Fillimisht ka qenë kërkesë e shërbyesve civil të komunës së Prishtinës së bashku me dy sindikatat në 40% , mirëpo e mqenëse kemi hyrë në një lloj marrëveshje, presim nga Qeveria të reflektoj se sa do të na e jap mundësin që shërbyesit civil të kenë një trajtim më të mirë sesa në draftin e ligjit për paga”, ka thënë ai.
Ali Sefa, bashk-kryesues i këshillit grevist në nivelin qendrorë ka thënë se kanë dy kërkesa.
“Rritja e koeficientit, përvoja e punës si dhe hallet e shërbyesve civil. Sot kemi dal të përcjellim mbarëvajtjen e grevës. Institucionet lokale dhe qendrore iu kanë përgjigjur grevës. Ne presim që sot apo nesër Qeveria të reflektoj, ta ofroj dokumentin zyrtar. Ne jemi që t’iu shërbejmë qytetarëve mirëpo ky ligj bëhet për 10 vite. Ne nuk po kërkojmë paga , po kërkojmë koeficient që të kemi tretman të dinjitetshëm për 10 vitet e ardhshme”, ka thënë ai.
Sipas tij nëse nuk reflekton qeveria do të shkojmë me grevë dy orëshe dhe më tutje.
“Kemi sinjale pozitive dhe shpresojmë që do të reflektoj, edhe ata kanë shprehur gatishmëri që kjo grevë të mos vazhdoj. Mbi 90 për qind e shërbyesve iu kanë përgjigjur grevës, mund të ketë ndonjë institucion që ka laramani. Rroga mesatare me koeficient më të ulët është 4, 4.5, dhe 5 që nuk e mbërrin pagën 300 euro dhe këta zyrtarë janë me fakultet por edhe me garadën master”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/342060089855739/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...