Shërbimit Urgjent në Prizren i janë shtuar dy autoambulanca të reja.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Shaqir Totaj me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria e Shëndetësisë furnizoi sot Shërbimin Urgjent të Prizrenit me dy autoambulanca të reja, të cilat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore për përgjigje të shpejtë dhe efikase në rastet emergjente.”, ka shkruar ai.
“Këto autoambulanca dhe kujdesi mjekësor cilësor në kohë e ngrit edhe më shumë nivelin e sigurisë shëndetësore për të gjithë banorët e rajonit tonë”, shtoi Totaj./Arbresh.info/
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...