Shërbimi publik shëndetësor po përballet me mungesë të madhe të stafit të mesëm. Vetëm QKUK-së i nevojiten mbi 300 infermierë, ndërsa në të gjitha spitalet regjionale numri arrin deri në 500, tha për Radio Kosovën Lirie Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Mungesa e stafit të mesëm po e vështirëson punën në institucionet publike shëndetësore, ka thënë për Radio Kosovën, Lirie Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitare të Kosovës. Ajo thotë se vazhdueshëm ka bërë kërkesa për shtim të stafit, por deri me tani asnjë, pa rezultat.
“Kemi bërë një plan në përgatitje për staf emergjent të planifikuar sipas standardeve, ku në njëfarë forme kanë dalë që të planifikuara për QKUK janë rreth 350, ndërsa për SHSKUK 500. Aspak s’na ka dëgjuar askush dhe kemi mbetur aty ku jem”, tha ajo.
Kërkesat për shtim të stafit, sipas saj, janë bërë pothuajse për të gjitha klinikat, por vlen të theksohet ajo e alergologjisë. “Aty kemi një infermiere dhe 11 mjekë…”, konsideron ai.
Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar i Kosovës, Curr Gjoci, tha se është një dijeni për këtë problem, por kjo gjendje nuk varet nga SHSKUK, por nga strukturat vendimmarrëse të shtetit.
“Ne kemi mungesa ekstrem të infermierëve, do të thotë vetëm aktualisht na mungojnë mbi 300 infermierë dhe në gjithë SHSKUK-në rreth 500, dhe tani imagjino punësimi i 220 mjekëve, sipas standardëve vetëm për këtë procedurë do të duhet të duheshin afër 500 infermierë, sepse është standardi 2 me 1 mjekë-infermier”, shprehet ai.
Shërbimi publik shëndetësor ka nevojë për ndihmë institucionale, ka thënë Curri, duke apeluar te strukturat vendimmarrëse që urgjentisht pas krijimit të qeverisë së re, të mbështesin këtë dikaster me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët e vendit.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj