Kujdesi ose shërbimi paliativ në Kosovë, nënkupton vizitat në shtëpi tek personat që janë të palëvizshëm apo kanë kryer ndonjë intervenim dhe nuk mund të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.
Qëllimi i këtij kujdesi paliativ është lehtësimi i dhembjeve dhe simptomave tjera të pakëndshme të sëmundjes së pacientit, i cili është në fazën e fundit të sëmundjes së pashërueshme me qëllim që ai të ketë një jetë më kualitative.
Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF), në Fushë Kosovë, Osman Maxherra thotë se këto shërbime janë më shumë se kujdes shëndetësor.
“Shkojmë te pacientët që kanë pasur ndonjë operacion ose intervenim dhe transporti i bën dëm, këto shërbime janë për një kategori të veçantë që përfshin më shumë se kujdesin shëndetësor”, pohon ai gjatë një prononcimi për Arbresh.info.
Ai tregon se punohet gjatë pesë ditëve të javës, nga 12 orë.
Duke folur për kushtet, Maxherra thotë se kushtet janë mjaftueshëm mirë.
“Kushtet janë të mira nuk është keq, për momentin kanë problem me regjistrimin e veturave pasi i ka skaduar kontrata, dhe jemi duke pritur nga kompania, kemi dy vetura një për paradite një për pasdite ekipi që del e ka në dispozicion vetëm për atë shërbim”, thotë ai.
Ndërsa, për kushtet e tjera, ai pohon se varen nga furnizimet e listës esenciale dhe prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunës.
“Në vendin tonë për disa njerëz termi “Shërbimi paliativ”, mund të jetë i panjohur, ose shumica shpesh e keqkuptojnë”, kështu thotë edhe Maxherra ku tregoi se shpesh disa njerëz mendojnë se me çdo kusht duhet të shkojmë atje ku i thërrasin.
“Shumica e njerëzve janë të informuar se çka është shërbimi paliativ, por megjithatë ka keqkuptime në atë drejtim pasi dikush mendon që duhet me shku patjetër, Por kujdesi paliativ përfshin diçka tjetër, por ne mundohemi ta kryejmë punën tonë, nuk është shërbim i veçantë është në kuadër të mjekësisë familjare”, theksoi ai.
Ai tha se detyrë e këtij kujdesi është që pacientët që kanë një sëmundje të rëndë e që përkundër terapive nuk ka shërim, detyrë e tyre është të ja përmirësojnë gjendjen emocionale në ditën e fundit të jetës.
Ai tregoi se i vizitojnë edhe gratë shtatzëna, si dhe pas lindjes, deri në moshën 3 vjeçare të fëmijës.
“Vizitojmë edhe gratë shtatzëna, dhe derisa të i bën fëmija 3 vjeç ne kujdesemi, por ky shërbim është më shumë si edukativ”, përfundoi ai.
Edhe sociologu Bekim Selishta thotë se kujdesi paliativ është i shumë i nevojshëm.
Ai, thotë se Kosova është shume e vonuar dhe shumë mbrapa në këtë aspekt, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që dhimbja fizike edhe psikike të trajtohen si duhen.
Salishta thekson se ka tash e një kohë që po e ripërtëritë që ky kujdes është shumë i nevojshëm.
“Unë e kam emëruar pak më ndryshe, nuk e kam quajtur shërbim paliativ por kam thënë që çdo sociolog është shumë i rëndësishëm me qenë në Klinikat Universitare të QKUK-së, është shumë e rëndësishme të ketë sociolog për ata që kanë sëmundje të renda sidomos ata të spitali i Pumologjisë dhe i Kardiologjisë, është shumë i nevojshëm kujdesi paliativ”, tha ai për Arbresh.info
Sipas tij, ky është i rëndësishëm pasi pacientët kanë nevojë të këshillohen me dikën dhe të komunikojë që të i lehtësojnë dhimbjet.
Salishta shprehet se Kosova duhet të bëjë diçka në këtë drejtim pasi në klinikat gjermane tash e 30 vite në çdo klinikë është edhe sociologu që të komunikojë me pacientin që të tejkalohen më lehtë problemet që ju kanosen.
Ai për fund tha se në vendet e zhvilluara ky kujdes paliativ ekziston që nga viti 1960.
Trajtimi paliativ është kujdes gjithëpërfshirës, mjekësor, psikologjik, social dhe shpirtëror, për pacientët me sëmundje të pashërueshme, i cili po mungon në vendin tonë./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...